Kontrollet e policisë në disa komuna në Veri, policia jep detaje!
Lajmifundit
/
22 Shkurt 2025, 10:23
Kosovë&Rajon

Policia e Kosovës ka nisur kontrollet gjatë 24 orëve në disa komuna në Veri të vendit.
Mësohet se kontrollet kanë nisur pasi dyshohet se janë kryer disa falsifikim dokumentesh. Kontrollet janë bërë në veri të Mitrovicës, në Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin Potok.
“Njësitë policore kanë bërë kontrolle në disa komuna, ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal”, njofton policia.
Policia bën me dije se janë arrestuar 3 femra dhe janë sekuestruar dokumente të ndryshme.


