EMRI/ Mori përmes mashtrimit para nga një biznesmen, arrestohet i riu në Librazhd

Aktualitet

EMRI/ Mori përmes mashtrimit para nga një biznesmen, arrestohet i riu

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit nën akuzën e mashtrimit.

Në pranga ka rënë i riu, Kristjano Perndoj, banues në Lezhë. Ky i fundit, akuzohet se në 2 maj nëpërmjet mashtrimit ka arritur t’i marrë një shumë parash 56 vjeçarit me iniciale F.Rr, administrator i një biznesi në fshatin Qukës të Librazhdit.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e 32 vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë) të cilat do të dërgohen për ekzaminim.

Ndërkohë, policia po vijon me hetimet për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion