Masakra e Gërdecit/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish Fatmir Mediun

Aktualitet

Masakra e Gërdecit/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës,

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre. Pasi u mor në shqyrtim kërkesa, u vendos se ajo ishte në papajtueshmëri me afatet procedurale dhe, për pasojë, mosrespektimi i afatit ka sjellë papranueshmërinë e kërkesës së avokatëve.

Përballë saj dhe prokurorit Arben Kraja, avokati Henrik Ligori kundërshtoi disa nga parashtrimet e Prokurorisë së Posaçme.

“Ministria e Mbrojtjes është një strukturë me dy krerë: një pjesë politike dhe pjesa tjetër Shtabi i Përgjithshëm. Personat që kanë pasur përgjegjësi për Gërdecin kanë marrë përgjegjësitë e tyre. Sa i takon akuzës për municionet, nuk ka asnjë akt ligjor që i ndan në kalibër të madh dhe kalibër të vogël.

Ministri i Mbrojtjes përgjigjet për politikat e ministrisë. Nuk mund të akuzohet se nuk i njeh kalibrat, pasi me këtë punë merret Shtabi i Përgjithshëm. Si mund t’i ngarkohet një ministri politik përgjegjësi teknike? Sa i takon akuzës për transportin, nuk është detyra e ministrit, sepse ka struktura që merren me faturat. Duket se akuza e ngritur nga prokuroria është e pambështetur.”– argumentoi avokati.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion