“Gërdeci”, avokati i Mediut: S’mund të akuzohet ministri se nuk njeh kalibrat, ka funksion politik

Aktualitet

“Gërdeci”, avokati i Mediut: S’mund të akuzohet

Ketë të martë në GJKKO ka vijuar gjykimi i dosjes Gërdeci, ku ish-ministri Fatmir Mediu është marrë i pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Përballë gjyqtares Irena Gjoka dhe prokurorit Arben Kraja, avokati mbrojtjes Henrik Ligori relatoi mbi disa parashtrime të prokurorisë.

 “Ministria e Mbrojtjes është një strukturë me dy krerë; një pjesë politike dhe pjesa tjetër shtabi i përgjithshëm. Njerëzit që kanë pasur përgjegjësi për Gërdecin kanë marrë përgjegjësi. Sa i takon akuzës për municionet, nuk ka asnjë akt ligjor që e ndan kalibër i madh dhe kalibër i vogël. Ministri i mbrojtjes përgjigjet për politikat e ministrisë. Nuk mund të akuzohet se nuk i njeh kalibrat. Me këtë punë merret shtabi i përgjithshëm. Si mund që ministrit politik t’i ngarkohet përgjegjësi teknike? Sa i takon akuzës së transportit, nuk është detyra e ministrit sepse ka strukture që merret me faturat. Duket që akuza e bërë nga prokurori është e pambështetur”, tha avokati.

Irena Gjoka lexoi para gjykatës përgjigjen e kërkesës së mbrojtësve për përjashtimin e saj.

“Pasi u mor në shqyrtim është vendosur papajtueshmëri mbi kërkesën e mbrojtjes. Mosrespektimi i afatit ka sjellë edhe papajtueshmëri të kërkesës së avokatëve”, tha Gjoka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion