Masakra e Dobraçit, Karamuço zbulon detaje: Atentatorët mund të jenë plagosur, dyshohet se njëri prej tyre…

Eskperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë një informacion të ri lidhur me masakrën e Dobraçit të ndodhur më 30 tetor.
Ai tha në një intervistë televizive se, ndonëse nuk është konfirmuar ende nga policia, dy nga atentatorët mund të jenë plagosur gjatë sulmit. Sipas tij, një informacion i pakonfirmuar nga autoritetet sugjeron se një apo dy nga atentatorët mund të kenë pësuar plagosje, dhe ka dyshime se njëri prej tyre mund të ketë humbur jetën.
Në ngjarjen tragjike të Dobraçit, ku u vranë disa persona, njëri prej tyre ka qëlluar mbi viktimat më shumë se 16 herë. Karamuço ka theksuar se informacionet janë të dhëna operative dhe ende nuk janë të verifikuara nga policia.
Ngjarja e Dobraçit përfshiu disa viktima, përfshirë Hamza Licin, Arlind Bushatin dhe Flutura Bashën. Pas atentatit, dy të dyshuarit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë dorëzuar në polici.


