Trump “trondit” me urdhërin ekzekutiv: Të hapen dosjet e vrasjes së Presidentit Kennedy

Bota

Trump “trondit” me urdhërin ekzekutiv: Të hapen dosjet e

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka firmosur një tjetër urdhër ekzekutiv, që lidhet me deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve sekrete për vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, vëllait të tij Robert F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Vendimi i Trump do t’i jepte fund spekulimeve të shumta që janë bërë për dekada me radhë për vrasjen e presidentit Kenedy.

Presidenti Kennedy u vra në nëntor të vitit 1963 në Dallas, ku Lee Harvey Oswald, i dyshuari kryesor, u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga Jack Ruby, duke shkaktuar një debat të gjatë për mundësinë e një konspiracioni.

Robert F. Kennedy u qëllua për vdekje nga Sirhan Sirhan, një palestinez i krishterë, në qershor të vitit 1968, menjëherë pas fitores së tij në garën për kandidat të Partisë Demokratike në Kaliforni.

Martin Luther King Jr. u qëllua për vdekje në prill të vitit 1968 nga James Earl Ray.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion