“Martin sot na sheh nga lart”, qirinjtë qëndrojnë ende të ndezur në vendin ku u vra 14-vjeçari: Nuk do t’i harrojmë kurrë sytë e tu

Aktualitet

“Martin sot na sheh nga lart”, qirinjtë qëndrojnë

Teksa kanë kaluar vetëm pak ditë nga tragjedia në Tiranë, ku mbeti i vrarë Martin Cani, shokët vijojnë ende ta kujtojnë.

Në vendin ku mbeti i vrarë vogëlushi qirinjtë vijojnë të jenë të ndezur, ndërsa lulet nuk kanë munguar në asnjë moment.

Krahas luleve ndodhet edhe një letër me fjalë të ndjera, ku shokët e klasës shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë.

“Martin, sot që po e shkruaj këtë letër ti po më sheh nga lart. Na e këpute shpirtin vëllai jonë. Duhet të ishe duke qeshur me çunat e klasës por zoti të donte pranë vetes se ishe shumë i mirë për këtë botë.

Nuk do t’i harrojmë kurrë ato sytë e tu të bukur si deti. Po na mungon jashtëzakonisht shumë si mua si çunave se vetëm për të qeshur i bëje”, shkruhet në letër.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion