Plagosje me thi.kë në Durrës, arrestohen dy vëllezërit

Aktualitet

Plagosje me thi.kë në Durrës, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër 33 dhe 36 vjeç ranë në prangat e policisë pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë, pas një konflikti të çastit një 32-vjeçar.

Sipas policise 32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak/ Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.

Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.

Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.

32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT