Marrëdhënien me Metën e kam të mbyllur! Monika Kryemadhi: Kam kujtime shumë të këqija dhe...

Aktualitet

Marrëdhënien me Metën e kam të mbyllur! Monika Kryemadhi:

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, duke dhënë një pasqyrë të sinqertë të jetës së saj personale dhe marrëdhënies me fëmijët. Ajo ka theksuar se kapitulli i bashkëjetesës mes saj dhe Metës është mbyllur përfundimisht, dhe se tani fokusi i saj është te fëmijët dhe mirëqenia e tyre.

Për pyetjen se çfarë mendon aktualisht Ilir Meta, nëse po e ndjek intervistën, Kryemadhi është shprehur se kjo nuk është një shqetësim për të, pasi ajo është përqendruar tërësisht te roli i saj si nënë dhe te kujdesi për familjen. Sipas saj, ky është një moment për të pasur paqe dhe për të kaluar sa më mirë me fëmijët e saj, duke u përpjekur t’i sigurojë atyre një ambient të shëndetshëm emocionalisht.

“Kam kujtime shumë të mira dhe shumë të këqija. Marrëdhënien me Metën e kam të mbyllur. Kemi tre fëmijë, do të martojmë fëmijët, do t’i japim dorën njëri-tjetrit, do pimë një kafe, por bashkëjetesa ime me të ka përfunduar.  I vetmi merak që kam është që fëmijët të mos shqetësohen dhe të mos mërziten. Ata e takojnë babain, i pyes si e kishit. Jemi në një proces gjyqësor dhe ai duhet të jetë i kthjellët dhe i shëndetshëm. Era është më emocionale dhe më familjare, djali është më komod, nuk kundërshton shumë, janë si njëri-tjetri. Unë kam një objektiv të vetëm: të zhbëj gjithë llumin që është hedhur mbi mua përmes gojës së Ilir Metës.

Ndonjëherë është i ftohtë, ndonjëherë i ngrohtë, ndonjëherë i axhituar. Kjo i rëndon fëmijët. Për të kujdesen nëna dhe motra e tij. Me motrat e Ilirit kemi pasur komunikim për të menaxhuar më mirë fëmijët. Me nënën e tij, pas operacionit, nuk kam pasur më kontakt. Me nusen e vëllait po, kemi marrëdhënie të mira”, tha ajo.

Kryemadhi foli edhe për jetën e fëmijëve të saj, duke u ndalur te djali Besari, për të cilin tha se ka një shoqe dhe se ajo nuk është aspak një nënë xheloze.

“Besari ka një shoqe, është vajzë e mirë. Kur është ajo te ne, shohim edhe më shumë Besarin. Unë e kam thënë gjithmonë, kush i do fëmijët e mi, unë i dua”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion