Video emocionuese, babai ukrainas shpërthen në lot kur mëson se djali i tij po kthehet nga robëria ruse

Bota

Video emocionuese, babai ukrainas shpërthen në lot kur mëson se

Një baba ukrainas nuk ka rreshtur duke u lutur për 3 vite rresht, që djali i tij të lirohet nga rusët dhe të kthehet në shtëpi.

Dje, Steve Witkoff njoftoi se Ukraina dhe Rusia kishin rënë dakord të vazhdonin me një shkëmbim prej 314 të burgosurish , i pari në pesë muaj, gjatë negociatave të tyre trepalëshe në Abu Dhabi, të cilat i dërguari special i SHBA-së i përshkroi, duke shprehur kënaqësinë e tij, si ” produktive “.

Kthimi i të burgosurve ukrainas ( 150 ushtarë dhe 7 civilë ) u bë gjatë ditës së sotme, ndërsa kur një baba u informua se “djali i tij, Ivani, po kthehet në shtëpi”, ai shpërtheu në lot dhe filloi të bërtiste: “Rroftë! Vana po kthehet, faleminderit Zot, ai është mirënjohës ndaj teje. Faleminderit të gjithëve që u lutën për djalin tim”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion