Manastirliu nxjerr shifrat: Në qershor do të arrijmë në 1 milion qytetarë të vaksinuar

Aktualitet

Manastirliu nxjerr shifrat: Në qershor do të arrijmë në 1

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit anti Covid vijon normalisht në të gjithë vendin, për të arritur 1 milionë vaksinime në qershor.

Manastirliu përmes  një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se deri më tani janë vaksinuar 716,616 persona mes të cilëve 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Gjithashtu ministrja ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të kontaktojnë me mjekun e familjes për të vijuar me procesin e vaksinimit.

“Teksa 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, #vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit ✅

????716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

I ftojmë qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit”, shkruan Manastirliu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion