U akuzua se piu drogë në Eurovision, këngëtari italian tregon se çfarë po bënte në atë moment

Showbiz

U akuzua se piu drogë në Eurovision, këngëtari italian

Grupi italian hodhi poshtë menjëherë akuzat se anëtari i grupit të tyre po pinte drogë, gjatë trasmetimit live të Eurovision. Këngëtari gjithashtu mohoi që kishte marrë drogë gjatë mbrëmjes finale. “Unë nuk jam duke përdorur drogë. Ju lutem, njerëz. Ju nuk jeni serioz, mendoj se nuk kishte kokainë”, ka deklaruar David në një konferencë shtypi.

Në një deklaratë, organizatorët e Eurovisionit deklaruan se këngëtari është i gatshëm të testohet për drogë pas mbërritjes në shtëpi. I pyetur gjatë një konference për shtyp, Damiano David tha se po shikonte poshtë, pasi kitaristi Thomas Raji theu xhamin.

“Ne jemi të vetëdijshëm për spekulimet që qarkullojnë rreth videos nga Dhoma e Gjelbër dhe ne do t’i shqyrtojmë me kujdes ato”, thanë organizatorët e Evrovision në një deklaratë.

Anëtarët e grupit më vonë reaguan ndaj akuzave përmes një historie në Instagram në të cilën ata deklaruan se ishin të habitur dhe nuk e miratonin përdorimin e narkotikëve.

 “Ne jemi me të vërtetë kundër drogës dhe kurrë nuk kemi marrë kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur.”

ME TE LEXUARAT