Shqiptari i vdekur në Greqi baba i tre fëmijëve, dëshmitari: Rrobat i morën flakë, iu dogj koka në shtyllë

Aktualitet

Shqiptari i vdekur në Greqi baba i tre fëmijëve, dëshmitari:

Një prej elektricistëve që ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, në Greqi, ndërsa ishte duke punuar ishte një shtetas shqiptar.

Sipas protothema.gr, 45-vjeçari me iniciale A.M, baba i tre fëmijëve, mbeti i varur për më shumë se dy orë i vdekur mbi shtyllën që po punonte për ta zëvendësuar, ku ndodheshin edhe kabllot e tensionit të lartë.

Një qytetar, i cili ka parë nga afër të gjithë skenën e tmerrshme tregon se: “Gjithçka ndodhi 50 metra larg sheshit qendror të fshatit.

Njerëzit u çmendën nga ngjarja, ata filluan të bërtisnin. Për fat të keq, tre njerëz vdiqën  nga një gabim. Njëri ishte një 45-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ishte ai që u godit nga rryma në shtyllë dhe dy të tjerët, më të rinj, ishin grekë.

45-vjeçari kishte një vdekje të tmerrshme, pasi ndërsa goditja elektrike e goditi, rrobat e tij morën flakë dhe i dogji kokën”.

ME TE LEXUARAT