“Mall” i bardhë nga Shqipëria në tregun milanez, kush janë dy shqiptarët e arrestuar me 23 kg kokainë

Aktualitet

“Mall” i bardhë nga Shqipëria në tregun milanez, kush

Perparim Rakipi, 39 vjeç dhe Erion Tola, 42 vjeç, janë dy shqiptarët e arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pasi akuzohen për trafik droge. Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tyre me origjinë italiane, Luigi Maggio, 31 vjeç, emër i njohur për policinë.

Karabinierët pas një hetimi për trafikun e drogës, identifikuan një person që përdorte pronën e tij në Lainate si vend për grumbullimin e lëndëve narkotike.

Të dielën, më 19 maj, në orën 6.30 të mëngjesit, policët vunë re 31-vjeçarin italian duke dalë me një makinë nga garazhi i ndërtesës në Lainate, e cila pasi arriti në Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur per parkimin e autobuseve te ardhur nga Shqiperia.

Kalimi i drogës nga autobusi në Varese

Oficerët panë dy burra, 39-vjeçarin dhe 42-vjeçarin shqiptar, të cilët nga një autobus i kaluan shtetasit italian dy zarfe të mëdhenj të bardhë.

Shtetasi italian i vendosi në ndarjen e rrotave rezervë në bagazh dhe pastaj u largua.

Policët e ndoqën burrin në Cerro Maggiore dhe e ndaluan për kontroll.

Brenda makinës, u zbulua një ndarje e fshehur ku oficerët gjetën 23 kg kokainë dhe rreth 3.5 kg heroinë.

Sipas hetimeve paraprake, droga ishte destinuar për në tregun milaznez.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion