Makinat përplasen "kokë më kokë" në Rrugën e Kombit, plagoset familja me 5 anëtarë nga Kosova

Aktualitet

Makinat përplasen "kokë më kokë" në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur 5 persona, mes te cilëve 2 fëmijë.

Mësohet se të plagosurit janë një familje nga Kosova që po udhëtonin me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa nga aksidenti u bllokua për disa minuta Rruga e Kombit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, më lart keni pamjet nga përplasja e dy makinave, një ‘Golf’ dhe një ‘Fouristradë’.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion