Largimi me zhurmë e Fjoralba Ponarit nga Top Channel, “thumbat” e moderatores: Televizionet mediokre…

Showbiz

Largimi me zhurmë e Fjoralba Ponarit nga Top Channel, “thumbat”

Merkato e mesit të sezonit e ka gjetur Fjoralba Ponarin si moderatore te “Ferma VIP”. Pas shumë vitesh në “Top Channel”, moderatorja ka vendosur që të ndryshojë shtëpi mediatike, duke u shfaqur në “Vizion Plus”.

Kjo eksperiencë e re e Fjoralbës ka nisur në 22 mars, duke e sjellë prezantuesen tërësisht ndryshe. Pas disa ditësh që “Ferma VIP” ka nisur, duket se Fjoralba gjendet mëse komode, ku këtë herë është krejt e vetme në moderim. Dhe duket se arsyeja pse Fjoralba lëvizi nga “Top Media” për të qenë e vetme në moderim.

Nga burime, kemi mundur të mësojmë që Fjoralba, ka kërkuar moderimin e Big Brother Fun Club veç Portokallisë, dhe kur ky format nuk i është dhënë, ajo ka vendosur që të tërhiqet edhe nga moderimi i “Portokallisë”. Ndonëse në provat e spektaklit të humorit ajo u shfaq, në prag të nisjes së sezonit të ri, ka vendosur që të heq dorë njëherë e mirë.

Dhe duket se ky “divorc” sot po shoqërohet edhe me thumba në rrjetet sociale. Një postim që Fjoralba ka rishpërndarë ditët e fundit, na bëri të mendojmë se ishte një kunjë e drejtpërdrejtë për “Top Channel” dhe “Big Brother”.

“Televizionet mediokre në Shqipëri: I bëjnë këto emisione antivlerë se kështu do publiku. Ndërkohë, emisioni i ri me fermerë, duke u sjellë si njerëz të kulturuar dhe duke transmetuar vlera, art dhe humor të pastër”, shkruhej në postimin e shpërndarë nga Fjoralba.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim të dytë, apo gjithçka do të ndalet në këto pastime, që duhet thënë ngjasojnë si një kunjë e drejtëpërdrejtë, adresuar shtëpisë së saj të vjetër mediatike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion