Makina përplaset me shtyllat e ndricimit në Berat

Aktualitet

Makina përplaset me shtyllat e ndricimit në Berat

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit,në lagjen “Uznovë e Madhe”.

Automjeti Skoda Fabia,me targa AB 685 CH, duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrrollin dhe ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës.

Makina përplaset me shtyllat e ndricimit në Berat

Si pasojë e aksidentit, makina është shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor,të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendin e aksidentit,për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara të drejtuesit 28-vjeçar.

Per më shumë se gjysëm ore vijon të jetë pa ndriçim rruga e By Pass-it,për shkak të dy shtyllave të dëmtuara pas përplasjes nga mjeti Skoda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion