Makina përfshihet nga flakët në Korçë, shpëton shoferi

Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në Korçë, shpëton

Një mjet përfshihet nga flakët në ecje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në pjesën e unazës veriore të qytetit të Korçës.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë flakët ka dalë  menjëherë përjashta ndërkohë që automjeti i tij tip “Ford” me targat AB 976EB është djegur pothuajse plotësisht, megjithese shërbimi zjarrfikës ka ardhur shumë shpejt në vendin e ngjarjes

Mendohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik në mjetin e cili ishte i pajisur me bombël gazi.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që mjetet përfshihen nga flakët. Në rastin e parë kemi një të plagosur rëndë.

ME TE LEXUARAT