Në "listën e zezë" të BE, Maqedonia e Veriut lejon kalimin vetëm me certifikatë të gjelbër ose test

Kosovë&Rajon

Në "listën e zezë" të BE, Maqedonia e Veriut lejon

Bashkimi Evropian përsëri do ta vendosë Republikën e Maqedonisë së Veriut në “listën e zezë” për udhëtime, pasi dje njoftoi hapat për t’u kthyer në kufizimet e udhëtimit për shkak të rritjes së infektimeve nga koronavirusi.

Procedura për vendimin filloi sot dhe pritet të konfirmohet gjatë ditës së nesërme. Pas një njoftimi të tillë kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE të cilët akuzojnë pushtetin, siç thonë nga kjo parti, se qeveria nuk ndërmori masa në kohë.

“Për shkak numri të madh të të infektuarve e që ka mundur të parandalohej me masa në kohë, qytetarët e Maqedonisë do të kenë të pamundur që normalisht të udhëtojnë për në BE. Për shkak të inatit të Zaevit dhe Filipçes tani gjithë qytetarët po vuajnë. Zaevi dhe Filipçe nuk dëgjuan këshillat tona që në kohë të vendosin rregulla më të rrepta gjatë hyrjes siç janë testimi dhe pika masive vaksinale dhe tani inatin e tyre e paguajnë të gjithë”.

 Akuzave të opozites i përgjigjen nga LSDM-ja.

“VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë të fundit që mund të flasin për gjendjen me koronavirusin. Mickoski dhe partia e tij nga dita e parë e pandemisë po sillen pa përgjegjësi me paramendim për ta dëmtuar sistemin shëndetësor dhe punonjësit shëndetësor. Sot kur imunizimi masiv është në maksimum, në vend që të bëjnë thirrje për vaksinim, ata mbështesin protestat kundër vaksinave ku rrezikohet shëndeti publik”.

Nga ana tjetër duke filluar nga data një Shtator, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit të MPB personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën e vaksinimit, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 ose testin e shpejtë antigen.

Kurse, shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

ME TE LEXUARAT