Makina me targa të huaja përplas motorin e picave në Elbasan, lëndohet një person
Lajmifundit
/
30 July 2021, 17:02
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Mësohet se një automjet me targa të huaja është përplasur me një motor që përdorej për të shpërndarë picat.
Për pasojë, i lënduar lehtë ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia në vendngjarje po heton më tej për zbardhjen e rrethanave.


