Zjarret masive në Turqi, evakuohen banorët e 6 qyteteve

Bota

Zjarret masive në Turqi, evakuohen banorët e 6 qyteteve

Turqia po përjeton prej tre ditësh situatën e rëndë të zjarreve të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe 4 viktima. Autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve të 6 qyteteve e dhjetërave fshatrave të cilat janë të rrezikuara.

Flakët gjigante vetëm në Antalya kanë djegur 2300 shtëpi e ndërtesa të tjera, ndërsa 52 helikopterë kanë ndërhyrë nga ajri duke hedhur ujë mbi vatrat e zjarrit. Autoritetet po hetojnë origjinën e dyshimtë të flakëve.

Thuajse në të gjitha qytetet e Turqisë po lajmërohen e regjistrohen vullnetarë për të shkuar në “luftë” kundër zjarrit.

Populli është i zemëruar ndaj qeverisë Erdogan, që sipas tyre nuk ka avionët e nevojshëm për shuarjen e zjarrit që i duhen vendit, ndërsa nga ana tjetër mund të reklamojë anije kozmike dhe dronë.

 

ME TE LEXUARAT