Katër ditë pas zjarrit në magazinën e 'Casa Italia", gjendet trupi heroit Arjan Sala

Gjendet trupi i pa jete i 32 vjecarit Arjan Sala u cili humbi jeten si pasoje e zjarrit ne magazinen e Casa Italia ne Tirane.
Lajmi eshte bere i ditur nga policia kater dite pas renies se zjarrit ne objekt.

I riu shkaktoi sensibilitet te madh me aktin e tij pasi ka hyre dhe ka nxjerre nga flaket 25 persona por vete mbeti brenda.

Nderkohe forcat e policise dhe zjarrfikeseve nuk paten mjetet e nevojshme te punes per ta nxjerre me heret viktimen, akuze qe u formulua diten e djeshme nga te afermit e 32-vjecarit.
Tiranë/Informacion paraprak
Tek "Casa Italia" si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


