Makina del nga rruga në Sarandë, plagoset 14-vjeçari. Niset me helikopter drejt spitalit të Traumës

Aktualitet

Makina del nga rruga në Sarandë, plagoset 14-vjeçari. Niset me

Një aksident është regjistruar sot në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në Berdenesh. Mësohet se një mjet ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal jashtë rruge.

Për rrjedhojë është plagosur Renato Pali, 14 vjeç, banor i Ksamilit. 14-vjeçari mësohet se ka marrë fraktura në kokë dhe për mjekim më të specializuar është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion