Operacioni “Shkëmbimi”/ Arrestohet 20-vjeçari nga Mirdita, i pesti i grupit të drogës

Aktualitet

Operacioni “Shkëmbimi”/ Arrestohet 20-vjeçari nga

LEZHË
Policia e Lezhës ka arrestuar një 20-vjeçar, pjesë e nje grupi të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh që u godit në muajin mars gjatë operacionit “Shkëmbimi”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sherbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K., E.Q., K.SH. dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion