Makina del nga rruga në Elbasan-Librazhd, humb jetën një person
Lajmifundit
/
7 Dhjetor 2021, 12:18
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan-Librazhd.
Ngjarja ndodhi para pak minutash. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka humbur jetën.
Deri në tani ka dyshime që shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe lagështira. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.


