Makina 100 mijë euro e yllit holandez Arjen Roben, qarkullon në rrugët e Tiranës…

Dikur në vendin tonë, në vitet e para të demokracisë, u futën më treg dhe në përditshmëri, sende të çmuara e deri tek makinat e personazheve të famshëm, që në vendin e origjinës ishin denoncuar si të vjedhura.
Por sot, me digjitalizimin e sistemeve të komunikimit gjërat janë bërë drejt perfektes, pa patur më aq hapsira për të filtruar gjëra të tilla me aq lehtësi.
Dhe teksa i hedhim një sy rrjeteve sociale të shndërrua tashmë edhe në dyqane e tregje online, mes shumë mjeteve në shitje, gjendet makina e yllit holandez Arjen Roben. Një makinë Audi A8 e vitit 2012 (e vjetër për trendin e makinave në Shqipëri) nga periudha kur luante tek Bayern Munich.

Si funksionojnë marrëdhëniet sponsor, klub sportiv dhe lojtarë...
Shpesh fushatat e marketingut të kompanive të mëdha që kanë një bashkëpunim me klube futbolli po kaq të mëdha, kanë patur si traditë apo pjesë të marrëveshjeve të tyre pajisjen e futbollistëve me modelet e fundit dhe me kushtin që ata ta përdorin në çdo aktivitet që lidhet me klubin, nga stërvitja deri tek eventet e ndryshme.
Një ndër këto raste ka qenë bashkëpunimi i Bayern Munich me gjigandin e prodhimit gjermanë të automobilizmit, Audi. Një marrëveshje mes tyre nga viti 2002. Në vitin 2012-të, Arjen Roben, një nga yjet e futbollit europian të atyre viteve kishte kaluar nga Chelsea te Bayern Munich nga viti 2009 dhe ku qëndroi për një dekadë.

Makina që zgjodhi bë atë kohë Arjen Roben, sot qarkullon në Tiranë
Lojtarët kishin lirinë të zgjidhnin modelin e preferuar nga një gamë e caktuar makinash. Modelet varionin nga Audi A3 Sportback në automjete të tjera të larta si Audi RS 5 dhe A8. Arjen Robben, në atë kohë zgjodhi një Audi A8, njësoj si trajneri i Bayernit i asaj kohe Louis van Gaal.
Vlen të theksohet se, sipas rregullave të sponsorizimit, lojtarët duhet t'i përdorin këto automjete Audi kur udhëtojnë për çdo aktivitet që lidhet me klubin.
Ai model Audi A8, ishte modeli flamurtar i luksit të Audi-t në atë kohë. Modelet A8 të atij viti zakonisht ishin të pajisura me motorë 3.0 TDI ose 4.2 TDI me 8 pistona.
Motori 4.2 TDI prodhonte rreth 350 kuaj fuqi dhe një forcë tërheqëse (torque) mbresëlënëse, duke e bërë një nga sedanët luksozë më të shpejtë në botë. Makina arrinte shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për rreth 5.2 deri në 5.5 sekonda.
Një risi për kohën, ku lojtari mund të shkruante me gisht mbi një sipërfaqe prekëse për të vendosur destinacionin në navigacion. Shumica e këtyre makinave të dhuruara kishin sistemin Bang & Olufsen me 19 bokse, që kushtonte si opsion shtesë rreth 6.000 euro, ndërkohë që e gjithë makina me të gjitha opsionet e mundshme të mori Arjen Roben kushtonte 100.000 euro.
Arjen Robben e mbajti këtë linjë zgjedhjesh për disa vite, duke u parë shpesh në qendrën stërvitore "Säbener Straße" me këtë model, i cili përfaqësonte elegancën dhe fuqinë, ngjashëm me stilin e tij të lojës në fushë.
Sot, 14 vjet më e vjetër, ajo makinë qarkullon në tregun tonë për një shifër prej rreth 12.000 eurosh dhe me mbi 200.000 km të përshkruara rreth 8 vite që e mbajti futbollisti holandez.


