E plagosën në dorë, gruaja e 41-vjeçarit të vrarë në Elbasan kërkoi ndihmë e terrorizuar pas atentatit

Aktualitet

E plagosën në dorë, gruaja e 41-vjeçarit të

Ekzekutimi mafioz në lagjen “Skënderbej” tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit. Ishte ora rreth 20:10 dhe sapo kishte rënë nata kur Everest Çakës iu bë pritë duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.

Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Alarmi dhe dëshmitë

Ka qenë gruaja e viktimës që e alarmuar ka dalë me shpejtësi nga makina duke kërkuar ndihmën e banorëve të zonës për të njohur policinë dhe ambulancën, që pavarësisht përpjekjes nuk arritën që të mbanin në jetë bashkëshortin e saj.

Disa prej banorëve të zonës thanë se nuk kishin dëgjuan të shtëna duke shtyrë hetuesit të dyshojnë se ekzekutimi është kryer me silenciator.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion