“Mafia, mafia në Tik- Tok”, KLGJ i cakton ILD të gjejë kush i postoi videot e Enkelejda Kapedani

Aktualitet

“Mafia, mafia në Tik- Tok”, KLGJ i cakton ILD të

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani, e cila u ndeshkua me kete mase pas publikimit te videove te saj ne Tik Tok.

KLGJ mësohet se i lë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke nisur nga caktimi i një eksperti IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.

Kërkon nga ILD verifikimin sesa sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

  V-E-N-D-I-M-Nr.-240-date-07.06.2021-PER-PEZULLIMIN-NGA-DETYRA-TE-MAGJISTRATES-…-DHE-KRYERJEN-E-HETIMEVE-TE-METEJSHME-PER-SHKELJEN-DISIPLINORE

Por, detyra më e çuditshme që KLGJ i cakton ILD është dokumentimi i tekstit të këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates, në videon e publikuara në rrjetin e saj të “Tik Tok”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion