“Ma dërgoi një polic i infiltruar në protestë”, analisti tregon foton e gjimnazistit që hidhte molotov në tubim

Aktualitet

“Ma dërgoi një polic i infiltruar në protestë”,

Analisti Arjan Curri tregoi gjatë transmetimit të emisionit Top Story në Top Channel njërin prej protestuesve të mitur në tubimin e opozitës.

Ai tha të miturit janë përdorur qëllimisht që të mos dënohen.

Curri: Është një foto që ma dërgon një ish studenti im ka qenë polic i infiltruar sot në protestë.

Kjo tregon një fëmijë të moshës 15 vjeç, e kanë identifikuar, është nxënës i një prej gjimnazeve të Kamzës.

Sipas informacioneve që unë marr edhe nga protestuesit janë përdorur me qëllim minorenë, nëse kjo vërtetohet u bë thirrje institucioneve është një shkelje e madhe e ligjit, janë përdorur me qëllim që të mos dënohen sepse nuk dënohen ose dënohen shumë lehtë./tch

ME TE LEXUARAT