Ministri Ervin Hoxha viziton në spital efektivat e lënduar në potestë: Policia zbatoi ligjin!

Aktualitet

Ministri Ervin Hoxha viziton në spital efektivat e lënduar në

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, vizituan në spitalin e Trauëms efektivët që mbetën të plagosur gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e sotme.

Pasi doli nga spitali ministri Hoxha informoi mediat mbi gjendjen shëndetësore të efektivëve.

“Punonjësit e policisë kanë përjetuar dëmtime të lehta. Disa prej tyre janë rikthyer në shtëpi, ndërsa tre janë ende nën kujdesin e mjekëve. Menaxhimi i protestës ka qenë në përputhje me ligjin,” deklaroi Hoxha.

Sa i përket kundërpërgjigjes së policisë me gaz lotësjellës, ministri Hoxha deklaroi se reagimi i Policisë së Shtetit ishte në përputhje me standardet europiane.

“Policia do të vazhdojë të jetë e angazhuar për të përballuar çdo situatë proteste. Kjo protestë kishte elemente dhune, dhe në situata kur punonjësit e policisë përballen me rrezik, do të ketë një reagim të nevojshëm,” shtoi ministri.

ME TE LEXUARAT