Lojra fati dhe kokainë në lokalin e tij, arrestohet trafikanti 47-vjeçar në Fier

Aktualitet

Lojra fati dhe kokainë në lokalin e tij, arrestohet trafikanti

Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi u kap duke duke shpërndarë kanabis në lokalin në pronësi të tij. Gjithashtu, ai organizonte lojra fati në biznesin e tij. Mësohet se i arrestuari është Festim Dhima.

Në njoftimin zyrtar, policia ka bërë me dije se në lokaline  tij në Rroskovec u gjetën u gjetën doza me kanabis dhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.   

“Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës", “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion