Lirohet nga burgu pas 4 vitesh, ish-ministri Lefter Koka!

Aktualitet

Lirohet nga burgu pas 4 vitesh, ish-ministri Lefter Koka!

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu pas katër vjetësh arrestimi për lidhjet e tij me aferën e inceneratorëve. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) hoqi masën e sigurimit “arrest me burg” për të lidhur me inceneratorin e Fierit.

Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai ka shlyer dënimin me kohën që ka kaluar në paraburgim. Për çështjen e inceneratorit të Fierit, Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Durrësit.

Të tre dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë, inceneratori i Elbasanit, Tiranës dhe Fierit nuk paraqesin më masa sigurie në fuqi.

Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021 i akuzuar shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur me aferat korruptive për Inceneratorin e Fierit. Sipas akuzave të SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion