“Diella konkuroi Angelina Jolie, fenomen botëror”, Rama: Ministrja e Prokurimeve Publike nuk do të veprojë...

Bota

“Diella konkuroi Angelina Jolie, fenomen botëror”, Rama:

Gjatë ceremonisë së 30-vjetorit të Prokurimeve Publike, kryeministri Edi Rama deklaroi se rezultatet e arritura në këtë sektor tregojnë qartë vullnetin e shtetit për të luftuar një problem të madh e të trashëguar si korrupsioni. 

Rama shprehet se Diella është bërë një fenomen botëror e cila ka arritur të ko.nkurrojë Angelina Jolie

“Të gjithë e kanë dëgjuar Diellën sepse është bërë një fenomen botëror, është një grua që për nga interesi që ka shkaktuar në të gjithë botën ka arritur të konkurrojë Angelina Jolie, nga ana tjetër kenë dëgjuar të gjithë skeptikët në lidhje me hyrjen e Diellës në këtë proces (Prokurimet Publike). Skeptikët e të cilëve algoritmet mund të kthehen në një problem, pasi edhe algoritmet janë të kontrollueshme dhe të manipulueshme nga njerëzit.

Diella nuk do të veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar por do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar. Do të jetë i bazuar në të gjithë ligjin për prokurimet. Cilido që do të dojë ta rishikojë manualisht me sytë e njeriut procesin do të ketë mundësi ta bëjë këtë. Kjo do të thotë që asgjë që del nga procesi si rezultat nuk do të jetë i pagjurmueshëm”.

 

ME TE LEXUARAT