Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, xhenierët shkojnë në vendngjarje

Aktualitet

Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, xhenierët

Nje sasi lende plasese eshte gjetur sot jashte nje lokali ne Kurbin.

Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Ndoci, 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion