Lirohet autori i aksidentit tek Kryeministria, plagosi dy kalimtarët në trotuar

Aktualitet

Lirohet autori i aksidentit tek Kryeministria, plagosi dy kalimtarët

Gjykata e Tiranës liroi Jorgaq Thëngjillin, i cili u hetua nga prokuroria e Tiranës për një aksident te Kryeministria, ku të plagosur mbetën dy persona te cilet po ecnin ne trotuar.

Gjashtë muaj pas aksidentit ku u dëmtuan dy qytetarët K. Doko dhe D. K , një aktekspertizë e dërguar nga mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se të dëmtuarit ishin plagosur lehtë, citon top channel.

Prokurori ndryshoi kualifikimin e veprës nga plagosje e rëndë në të lehtë dhe kjo vepër është në rrezen e amnistisë.

Avokatja mesohet se kërkoi zëvendësimin e masës se aktet e ekspertimit nuk i përgjigjen më kushteve të masës.

Prokurori, bazuar në këtë dokument, pra në cilësimin e veprës, ka kërkuar gjithashtu pushimin e hetimeve.

Pas lirimit në sallën e gjykatës të 22-vjeçarit, gjykata do të shprehet për pushimin e çështjes për shkak të amnistisë në një datë tjetër./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion