Aksion 'blitz' në akset e Lezhës/ 'Mali' me gjoba nga Policia Rrugore, mbi 5 mijë masa vetëm në gusht

Aktualitet

Aksion 'blitz' në akset e Lezhës/ 'Mali' me gjoba

Policia Rrugore e Lezhës ka prezantuar bilancin e punës së muajit gusht, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Sipas të dhënave të policisë, janë ndëshkuar 2806 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 529 prej tyre kanë marrë edhe masë plotësuese, me pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje pikësh të patentës.

Kontrollet kanë evidentuar gjithashtu 2059 drejtues të ndëshkuar për parakalime të gabuara dhe 214 drejtues automjetesh e motomjetesh për drejtim nën efektin e alkoolit.

Në total, 12 drejtues mjetesh janë referuar në Prokurori, 5 prej tyre të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë, 4 persona të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut të Lezhës, ndërsa u bëhet apel drejtuesve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin shpejtësinë dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

Për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, qytetarët ftohen të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

ME TE LEXUARAT