Aksident me 2 të plagosur në Lezhë, shoferi i motorit dhe gruaja shtatzënë transportohen me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
15 Prill 2026, 20:53
Aktualitet

Një aksident i rëndë është shënuan mbrëmjen e së mërkurës, 15 prill, në aksin rrugor Balldre-Torovice.
Drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja, e cila dyshohet të jetë shtatzënë. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar mbi shkaqet e këtij aksidenti /tvklan


