Lëvizte me shpejtësi “skëterrë” në Durrës, makina me tre të rinj bie në kanalin e ujërave të zeza

Aktualitet

Lëvizte me shpejtësi “skëterrë” në

Një aksident ka ndodhur regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Shoferi i një automjeti që po lëvizte me shpejtësi të madhe, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin e ujërave të zeza.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, ku drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Seat”.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë tre pasagjerët e bllokuar.

Tre të plagosurit, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion