Makina doli nga rruga, identifikohet 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali, tre persona rëndë

Aktualitet

Endri Sejdi është i riu shqiptar i cili humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 12 tetor.

Emri i te riut eshte bere publik nga mediat italiane te cilat u referohen autoriteteve vendase qe po hetojne ne lidhje me ngjarjen.

Makina doli nga rruga, identifikohet 32-vjeçari shqiptar që humbi

Nje aksident fatal ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, në Morolense, në zonën Supino (Frosinone) ku humbi jete nje i ri shqiptar.

Një automjet “Ford Focus” doli nga rruga, e si pasojë e aksidentit një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, por banues në Alatri ka humbur jetën.

Tre djem të tjerë me të janë dërguar në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.

Karabinierët e stacionit Supino ndërhynë në vendngjarje me kolegët nga Policia e Frosinones, zjarrfikësit dhe operatorët 118.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion