Lëvizte i armatosur, arrestohet i riu në Tiranë, i dënuar për vjedhje

Aktualitet

Lëvizte i armatosur, arrestohet i riu në Tiranë, i dënuar

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 22-vjeçar më të shkuar kriminale. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se u arrestua në kushtet e flagrancë shtetasin Ibrahim Gjidiaj, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion