Aksidenti në një prej pallateve në Astir, kavot e ashensorit nuk ishin ndërruar asnjëherë

Aktualitet

Aksidenti në një prej pallateve në Astir, kavot e ashensorit nuk

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në një prej pallateve të kompleksit ‘Fratari’ në Astir, ku u shkëput ashensori dhe për pasojë dy gra u plagosën.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, në orën 00:05. Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se banorët e pallatit të përfaqësuar nga administratori nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin dhe kavot nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi ashensori, brenda të cilit ishin 4 persona gjatë momentit të aksidentit, rezulton të jetë i pacertifikuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror teknik, ISHT-së. Aktualisht në spital ndodhet një prej grave, shtetesja me inicialet M.S. ka pësuar traumë në pjesën e kofshëve, por gjendja e saj është stabël. Ndërkohë e plagosura tjetër, shtetasja me inicialet M. Q, e cila ishte dhe shtatzëne, pasi ka marrë mjekim, është larguar për në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion