Lejuan kultivimin e drogës, nën hetim 20 zyrtarë të lartë në Elbasan, priten arrestime të bujshme

Prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA kanë nisur hetimin për 20 zyrtare të ndryshëm të cilët kanë për detyrë të monitorojnë kultivimin e lëndëve narkotike në këtë qark. Mësohet se hetimet janë në fazën finale dhe se mund të ketë arrestime për sa i përket kësaj çështje.
Po ashtu, bëhet me dije se hetimet kanë gati tre muaj që kanë nisur dhe ka prova se zyrtar të lartë kanë mbështetur trafikantët e lëndëve narkotike për të kultivuar në 7 bashkitë e Elbasanit kanabis. Personat nën hetim, akuzohen se nuk kanë sinjalizuar për parcelat me hashash në qarkun e Elbasanit, një pjesë e së cilave është shkatërruar dhe po punohet për arrestimin e tyre.


