Detaje/ Kokaina në kontenierin e bananeve kaloi 5 porte pa asnjë problem, u nis nga Ekuadori 1 muaj më parë

Detaje të reja janë zbardhur nga kokaina e kapur në Portin e Durrësit dy ditë më parë. Mësohet se kontenieri me banana është nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes është në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit.
Për dy ditë ka qëndruar aty, duke u nisur më pas drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Mësohet se edhe në këtë ndalesë, konteineri ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor.
Nga Maroku, kontejneri ka udhëtuar drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 15 kg kokainë.


