Lajmi i trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi

Aktualitet

Lajmi i trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare

Ka nisur me një lajm të hidhur kjo e shtunë për të gjithë sportdashësit, por jo vetëm. Legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi, i njohur si 'Muhamed Ali' shqiptar, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Ahmet Golemi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se boksieri i njohur mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

"Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi", shkruan ai.

Golemi mbante titullin 'Mjeshtër i Madh', si një nga komentatorët më të mirë të boksit në vend. Ai lindi më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë, ku edhe jetoi, ndërsa ka qenë kampion i boksit shqiptar, shkrimtar, gazetar dhe komentator sportiv. Mban 9 tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion.

Ai e nisi boksin te Shtëpia e Pionierit, ku trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit. Në vitin 1951, në Elbasan Golemi u shpall kampion kombëtar për të rinjtë.

Më 7 maj të vitit 1979 Golemi u dënua me 5 vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e bokseriet të famshëm Muhamed Ali.

Në fillim të viteve ‘70, regjimi komunist ndaloi boksin dhe për pasojë edhe adhurimin për legjendën amerikane të boksit, Golemi u dënua me burg sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion