"Kujdes fëmijët", dy shqiptarë i japin fund jetës në Greqi brenda 10 minutave

Aktualitet

"Kujdes fëmijët", dy shqiptarë i japin fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Dy shtetas shqiptarë i kanë dhënë fund jetës, në një hark kohor me një diferencë prej 10 minutash.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 13:00, ku një 43-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur me litar.

Ai u gjet nga nëna e tij, ndërsa bëhet fjalë për një artist të muzikës tradicionale.

Ndërkohë, rasti i dytë u shënua në Tympaki, ndërsa bëhet fjalë për një 63-vjeçar. Ky i fundit kishte telefonuar gruan e tij dhe i kishte thënë; ‘kujdes fëmijët’.

Bashkëshortja e tij, e alarmuar nga telefonata kishte kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët gjetën shqiptarin të varur./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion