LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë
Lajmifundit
/
17 Korrik 2025, 16:01
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur.
Raportohet se në urgjencë janë paraqitur dy persona që kanë marrë ndihmën e parë pas plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e incidentit.
Deri tani, motivet që çuan në përdorimin e armës mbeten të paqarta.


