Emri/ Aksident në Pukë, lëndohet pushuesi kroat! Ja si paraqitet gjendja e tij

Aktualitet

Emri/  Aksident në Pukë, lëndohet pushuesi kroat! Ja si paraqitet

Një shtetas kroat është plagosur sot në Pukë teksa udhëtonte me motomjet.

Mësohet se 58-vjeçari Jovanovic Dusko është lënduar dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

"Pukë/Informacion paraprak Rreth orës 12:25, në aksin rrugor "Qafë Mali- Fierz", shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. 

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion