Zhduket në Francë 23-vjeçari shqiptar, nëna denoncon në polici: Nuk di ku ndodhet prej 1 muaji

Aktualitet

Zhduket në Francë 23-vjeçari shqiptar, nëna denoncon

Policia shqiptare është vendosur në alarm pas denoncimit të një nëne nga qyteti i Memaliajt, e cila ka raportuar të zhdukur të birin 23-vjeçar.

Sipas dëshmisë së nënës së të riut, ai i ka humbur gjurmët në Francë rreth një muaj më parë.

“Më datën 11.07.2025, është paraqitur në Stacionin e Policisë Memaliaj dhe ka bërë kallëzim shtetasja T. A., banuese në fshatin Toç, e cila prej datës 10.06.2025, ka humbur kontaktet, me djalin e saj, shtetasin R. A., 23 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu ka qenë së fundmi në Francë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion