LAJMI I FUNDIT/ Aksident në kryqëzimin e Savrës, 2 automjete përplasen mes tyre, plagosen drejtuesit
Lajmifundit
/
5 Gusht 2025, 20:20
Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier. Këtë radhë dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës. Mjeti Volksvagen me targa AA 522 vn ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur nga benzi me targa ab861mt.
Dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Policia e qarkullimit në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin. Sipas policisë së qarkullimit mjeti tip golf Volksvagen i ka prerë rrugën benzit.


