Lajm i mirë nga Kosova/ Asnjë i vdekur dhe vetëm 40 raste me Covid gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë&Rajon

Lajm i mirë nga Kosova/ Asnjë i vdekur dhe vetëm 40 raste me

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 40 raste të reja me Covid-19.

“Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.

Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion